Ronaldo, egjeli i Atleticos
Cristiano Ronaldos ia do kundër Atletico Madridit. Ylli i Real Madridit ka shënuar 13 gola në 14 ballafaqime kundër rivalit të qytetit.

Sport
Statistikat tregojnë se Cristiano Ronaldo është futbollisti që paraqet kërcënimin kryesor për Atletico Madrid.
Para ballafaqimit të Real Madridit me rivalin e qytetit, sonte në kuadër të ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës në Santiago Bernabeu, ajo që bie në sy është bilanci i jashtëzakonshëm i Ronaldos në duele kundër Atleticos.
Numri 7 i Los Blancos ka realizuar 13 gola në 14 derbi kundër Atletico Madridit.
Sonte me fillim nga ora 23, Ronaldo, i ndihmuar nga Gareth Bale, James Rodriguez, Karim Benzema e yjet e tjerë të gjigantit madrilen do të mundohet të udhëheq skuadrën e tij drejt fitores, dhe atë duke shënuar sërish kundër Atleticos.