Ronaldo e ‘transferon’ një lojtar të madh te Juventus – Lajmi.net
Ronaldo e ‘transferon’ një lojtar të madh te Juventus
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 19:24, 13 March 2019
Cristiano Ronaldo vazhdon të mbajë kontakte me disa nga ish bashkëlojtarët te Real Madrid.

34 vjeçari në verën e vitit 2018 për më shumë se 100 milionë euro u largua nga Real Madrid te Juventus në Serie A.

Edhe pas transferimit në Itali, Ronaldo po ruan kontaktet me një pjesë të lojtarëve, dhe një pjesë e tyre jo pak herë janë përfshirë në spekulimet e medieve për transferim në futbollin italian.

Njëri prej tyre është edhe James Rodriguez, lojtar i Real Madridit, i huazuar te Bayern Munich.

‘Don Balon’ raporton se James Rodriguez pas përfundimit të huazimit te Bayern Munich, destinacion të radhës mund të ketë Serie A te skuadra e Juventusit, për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos.

Vetë portugezi mund të ndërmjetësoi në këtë marrëveshje, për të bindur yllin kolumbian për të kaluar në Torino./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO