Ronaldo e Messi kundër jashtëtokësorëve (VIDEO)

Një reklamë mjaft interesante është shfaqur për publikun, ku shihen yjet e futbollit botëror duke ‘luftuar’ në fushë kundër jashtëtokësorëve.

Sport

16/07/2014 19:16

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë bërë bashkë, së bashku me yjet tjera botërore, për ta zhvilluar një ndeshje ndaj jashtëtokësorëve.

Kjo është reklama e fundit e gjigantit të teknologjisë, Samsung, i cili i ka shfaqur yjet e futbollit botëror duke luajtur me alienët, në ndeshjen e jetës së tyre.

Ju ftojmë ta shihni këtë përballje interesante të ‘Galaxy 11’, pjesa e dytë.