‘’Ronaldo e meriton Topin e Artë para Messit’’

Ndërsa Lionel Messi është favoriti më i madh për ta fituar Topin e Artë pas një sezoni tjetër mahnitës me Barcelonën, Tim Cahill ka mbështetur Cristiano Ronaldon për këtë çmimin.

Sport

23/05/2019 08:14

Të dy lojtarët janë aktualisht me pesë tituj të Topit të Artë dhe është argjentinasi që shfaqet në rrugën e duhur për të marrë të gjashtin më vonë këtë vit.

Messi shënoi 36 gola në La Liga këtë sezon pasi Barcelona mori një titull tjetër të ligës dhe ai realizoi edhe 12 gola të tjerë në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

“Arsyeja pse them Ronaldo, e di që njerëzit nuk do të pajtohen, është për shkak të asaj që ai ka bërë te Juventus”, tha Cahill për Alkass Sportin.

“Ai u largua nga Real Madridi, shkoi atje dhe pati një ndikim kaq të madh në një tjetër ligë. Nuk kam parë kurrë një tjetër lojtar të bëjë atë në Man United, Real dhe tani Juve për kaq shumë vite”.

“Dhe e di që ai nuk fitoi Ligën e Kampionëve, por ai ka ndikim në çdo klub”.

“Unë e di që njerëzit nuk do të pajtohen, thjesht e vlerësoj profesionalizmin e tij”, deklaroi australiani. /Lajmi.net/