Ronaldo e do 120 milionëshin te Juventus

Cristiano Ronaldo ka filluar të mendojë për transferimet që do t’i bëjë Juventus në verë.

Merkato

23/04/2019 14:09

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Juventus që në verë ta transferojë Joao Felixin nga Benfica.

Ylli portugez dëshiron të bashkohet me bashkëkombësin e tij në Torino, por që ‘Zonja e Vjetër; duhet t’i paguajë 120 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Benfica nuk e lejon largimin e Felix nën atë shumë, gjersa Juventus është e gatshme të përfshijë edhe një lojtar.

Në garë për transferimin e 19-vjeçarit janë edhe skuadrat si, Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Manchester United dhe Atletico Madrid. /Lajmi.net/