‘Ronaldo e dëshiron kalimin te United’

Ish-asistenti i Alex Fergusonit, Mike Phelan është i bindur se superylli i kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo do të dëgjonte ndonjë ofertë nga skuadra angleze, pasi është i lidhur me 'shtëpinë' e tij.

Sport

03/01/2015 10:58

Ronaldo është i lumtur te Real Madridi, mirëpo Phelan mendon se ai do të ishte i gatshëm të rikthehej te Manchester United, nëse anglezët do të bëjnë ofertë për të.

“Ronaldo e ka dëshur çdo herë kohën që ka kaluar te Manchester United, dhe nëse United do të jetë e interesuar që ta rikthejë atë, atëherë portugezi do të konsideronte këtë mundësi, sepse karriera e tij ka ardhur nga United”.

“Sidoqoftë, ai për momentin do të qëndrojë te Real Madridi pasi është i lumtur dhe po arrin suksese me këtë skuadër. Të shohim më vonë”, tha Phelan për IBTimes UK.