Ronaldo bombardon Sevillan

Sevilla është viktima e preferuar e Cristiano Ronaldos. Ylli i Real Madridit ka shënuar 18 gola në 12 ballafaqime me Sevillan, para duelit të skuadrave sonte në kuadër të La Ligës.

Sport

02/05/2015 08:55

Nëse ekziston një skuadër e preferuar për Cristiano Ronaldon, atëherë ajo është Sevilla dhe Sanchez Pizjuan.

Ylli i Real Madridit ka shënuar 18 gola në 12 ballafaqime me Sevillan, para duelit të skuadrave sonte në kuadër të La Ligës.

Ai u ka shënuar atyre më shumë se Barcelonës, Atletico Madridit e Getafes, nga 15.

Në mesin e këtij totali, Ronaldo ka shënuar katër herë në një ndeshje, dhe një het-trik.