Ronaldo e Benzema do të luajnë në finale

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson se Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, por edhe Pepe do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Sport

17/05/2014 20:14

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka qetësuar tifozët duke theksuar se Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema do të jenë të gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Ylli portugez nuk luajti kundër Espanyolit për shkak të një lëndimi që pësoi në ngrohje.

Kurse, sulmuesi francez u zëvendësua pas një ore lojë për shkak të një dëmtimi. Mirëpo, Ancelotti beson se ata të dy do të jenë në dispozicion për finalen e madhe kundër Atleticos më 24 maj në Lisbonë.

“Cristiano nuk ndihej komod dhe nuk kemi rrezikuar. Jemi të qetë, sepse mendojmë se mund të luajë në finale. Benzema ka një problem por nuk pritet të jetë në dyshim për të luajtur në finale”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Italiani po ashtu u shpreh optimist se edhe qendërmbrojtësi Pepe do të rikuperohet me kohë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.