Ronaldo e bën tregun e Juves, ai vendos nëse duhet të transferohet Icardi

Transferimi i Mauro Icardit te Juventus do të varet nga miratimi ose jo i Cristiano Ronaldos.

Sport

12/06/2019 19:56

Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Inter, për t’iu dhënë fund raporteve aspak të mira me drejtuesit e skuadrës.

Inter janë të etur të provojnë një shkëmbim me Juventusin, duke ofruar Icardin për Paulo Dybalan.

Por, për të kaluar Icardi te Juventus, trajneri i ri që do të marrë drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’, duhet të konsultohet edhe me Ronaldon.

Mediet në Itali raportojnë se vendimtar në transferimin e Icardit te Juventus, do të jetë edhe miratimi nga Cristiano Ronaldo./Lajmi.net/