‘Ronaldo duhet ta fitojë Topin e Artë’
Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos ka thënë se ylli i kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo është njeri që e meriton të fitojë Topin e Artë për këtë sezon.

Sport
Roberto Carlos ka thënë se askush tjetër përpos Ronaldos nuke meriton që ta fitojë Topin e Artë për këtë sezon, pasi portugezi ishte në një formë të shkëlqyer.
“Unë jam një fans i madh i Lionel Messit por Ronaldo ka qenë më impresiv këtë sezon”, tha Roberto Carlos.
“Ai është duke jetuar në një moment të pabesueshëm. Gjithçka që bën ai është e drejtë. Ai është një lider”.
“Nuk jam duke e thënë këtë gjë sepse ai është lojtar i Realit. Messi është gjeni i futbollit, por ne duhet të zgjedhim lojtarin e sezonit i cili kësaj radhe është Ronaldo”, përfundoi braziliani.