Ronaldo: Dua të dukem bukur

Cristiano Ronaldo është shprehur se dëshiron të duket bukur edhe gjatë ndeshjeve të futbollit.

Sport

05/08/2015 18:39

Portugezi njihet si një nga lojtarët më të pëlqyer edhe nga femrat shkaku i fizikut që ka.

”Përshëndetje djema, jam duke i prerë flokët këtu me shokët e mi. Si mendoni ju, me vijë apo pa vijë? Më tregoni sepse dua të dukem bukur! Keni kujdes”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.

Ronaldo nuk ka udhëtuar fare me Realin për kompeticionin para-sezonal, Audi Cup shkaku i problemeve me shpinën.