Ronaldo dhuron 2 milionë euro për fëmijët nga Palestina

Cristiano Ronaldo është shembull për sportistët. Ylli portugez është treguar gjithmonë human, ndërsa këtë e konfirmoi edhe tash, duke dhuruar 2 milionë euro për fëmijët nga Palestina.

Sport

15/07/2014 11:43

Cristiano Ronaldo është treguar shumë zemërgjerë pas kthimit të tij nga Kupa e Botës, duke dhuruar dy milionë euro për fëmijët palestinezë.

Ky lajm u raportua nga disa media, përfshirë këtu edhe gazetën turke Zaman. Paratë e dhuruara pritet të përdoren për festën e Bajramit e cila vjen menjëherë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo ndihmon fëmijët palestinezë. Ai edhe në vitin 2011, dhuroi Këpucën e Artë me qëllim që të ndihmojë popullin palestinez.

“Këpuca e Artë” më pas u nxor në ankand dhe u shit për 1.5 milion euro. Gjatë zhvillimit të Kupës së Botës, portugezi gjithashtu ndihmoi duke partecipuar në operimin e një pacienti që vuante nga çrregullime të larta në tru. Ai gjithashtu rregulloi një stil flokësh si dedikim për fëmijën.