Ronaldo dhe Messi ta thyejnë rekordin e Raulit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi pritet që në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, të thyejnë rekordin e Raulit, sa i përket golashënuesit më të mirë në histori të kësaj gare.

Sport

16/09/2014 18:14

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, është lojtari i vetëm që ka arritur të shënojë plotë 71 gola në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi pritet që ta thyejnë gjatë këtij sezoni, këtë rekord të Raulit.

Ronaldo deri tani ka shënuar 68 gola në garën më të madhe europiane, kundrejt Messit i i cili ka shënuar 67 të tilla.

Ronaldo dhe Messi pritet që të thyejnë rekordin e Raulit, ndërsa i vetmi dyshim për këtë gjë është, se cili do të jetë i pari, ylli i Barcelonës apo ai i Real Madridit.