Ronaldo dhe Messi “bashkë” në pushime

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ndodhen në pushime pas angazhimeve me kombëtaret e tyre.

Sport

13/07/2016 19:57

Ronaldo dhe Messi po i mbushin bateritë për sezonin e ri që fillon në muajin gusht.

Që të dy e kanë zgjedhur Ibizan për t’i kaluar pushimet, përcjell Lajmi.net nga Marca. Messi në pushime është me gruan e tij dhe dy djemtë, ndërsa në anën tjetër Ronaldo me djalin, nënën dhe disa familjarë të afërt.

Dy futbollistët më të mirë në botë ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre. Messi shkoi deri në finale të “Copa America” me Argjentinën dhe u mposht nga Kili, ndërsa Ronaldo u shpall kampion i Evropës me Portugalinë.