Ronaldo çmendi komentatorin

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo me het-trikun e tij kundër Suedisë të martën mbrëma i ndihmoi skuadrës së tij të kualifikohet për në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Por, në bazë të një komentatori në radio, që shoqëroi tre golat e yllit portugez, bashkëkombësit e tij ishin jashtëzakonisht të lumtur me paraqitjen e yllit të…

Sport

20/11/2013 19:30

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo me het-trikun e tij kundër Suedisë të martën mbrëma i ndihmoi skuadrës së tij të kualifikohet për në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Por, në bazë të një komentatori në radio, që shoqëroi tre golat e yllit portugez, bashkëkombësit e tij ishin jashtëzakonisht të lumtur me paraqitjen e yllit të Real Madridit.

Ronaldo i bëri të pavlefshëm dy golat e sulmuesit të Suedisë, Zlatan Ibrahimovic duke shënuar të tre golat e Portugalisë që ia siguruan ekipit të tij kualifikimin për në Botërorin 2014, falë triumfit me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Reagimi i këtij komentatori ëhstë bërë një hit i vërtetë në Youtube.