Ronaldo ‘çelësi’ për transferimin e Joao Felix tek Juve

Joao Felix është emri i lojtarit që prinë në listën e dëshirave të Juventus.

Sport

22/04/2019 16:30

Talenti premtues i Benfica ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme si në kampionatin portugez, ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Felix realizoi tri gola në çerekfinalen kundër Frankfurt (ndeshja e parë) para se skuadra e tij të përmbysej në takimin kthyes.

Lojtari portugez është klienti i Jorge Mendes, i cili ka nën mbikëqyrje edhe njërin nga më të mirët në botë, Cristiano Ronaldo.

Për këtë arsye, raportimet e fundit nga Italia thonë se Ronaldo do të jetë ‘çelësi’ për transferimin e të riut në Torino.

Sipas ‘A Bola’, CR7 ka dhënë aprovimin e tij për ardhjen e Joao Felix, pasi ai e konsideron si të shkëlqyer portugezin.

Skuadra e Benficës po e vlerëson Felix me një shumë prej 120 milionë eurove, e cila mund të jetë paksa problematike në arritjen e marrëveshjes.

Në garë për lojtarin me tipare sulmuese, përveç Juventus, është edhe skuadra e Manchester City, e cila është shprehur e gatshme të paguaj shumën e kërkuar për ta liruar klauzolën e portugezit. /Lajmi.net/