Ronaldo çdoherë e më afër Al Nassr

Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më afër klubit arab, Al Nassr. Futbollisti ditë më parë njoftoi se e ka shkëputur bashkëpunimin me Manchester Unitedin dhe momentalisht është lojtar i lirë. Se situata në mes të tij dhe Nassr është bërë serioze e tha edhe prestigjiozja MARCA, transmeton lajmi.net. I njëjti medium thotë se i është…

Sport

24/11/2022 14:17

Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më afër klubit arab, Al Nassr.

Futbollisti ditë më parë njoftoi se e ka shkëputur bashkëpunimin me Manchester Unitedin dhe momentalisht është lojtar i lirë.

Se situata në mes të tij dhe Nassr është bërë serioze e tha edhe prestigjiozja MARCA, transmeton lajmi.net.

I njëjti medium thotë se i është ofruar shumë e majme lojtarit, me kushtin e vetëm që t’i bashkohet kësaj skuadre.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i portugezit. /Lajmi.net/