Ronaldo blen një hotel me çmim marramendës

Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur vetëm me të hyrat nga futbolli.

Sport

26/01/2016 19:27

Ronaldo e ka blerë një hotel në njërën prej zonave më ekskluzive në Monaco, përcjell Lajmi.net nga Marca.

Futbollisti portugez i ka paguar plot 140 milionë euro për këtë hotel, blerja e të cilit u finalizua javën e shkuar.

Ky hotel i shtohet pronave të tjera të blera nga Ronaldo në muajt e fundit.

Ai i pagoi rreth 16 milionë euro për një apartment në New York, në gusht të vitit 2015.