Ronaldo blen iPhone për punëtorët e Realit

Cristiano Ronaldo sërish është treguar i kujdesshëm me stafin mjekësor por edhe punëtorët e tjerë në Real Madrid duke u kthyer nga pushimi me një iPhone për secilin prej tyre.

Sport

02/08/2014 10:39

Cristiano Ronaldo ka treguar se di të çmojë punën e atyre që punojnë në prapaskenë në Real Madrid.

Menjëherë pas ardhjes në Los Angeles në fillim të kësaj jave, ylli portugez shpërndau dhurata (nga një iPhone me vlerë prej rreth 700 euro) për secilin prej fizioterapistëve dhe punëtorëve të tjerë të Real Madridit.

Në fund i teproi një dhe atë ia dhuroi futbollistit të ri Marcos Llorente. Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, dhe nuk është hera e parë që Ronaldo bën diçka të tillë pasi ai kishte shpërblyer stafin edhe pas triumfit të tij në garë për Topin e Artë 2013.

Po ashtu kur Reali fitoi Ligën e Kampionëve, Ronaldo bleu nga një veturë për secilin nga anëtarët e stafit teknik që e kishin rikuperuar me kohë për të luajtur në finale.