Ronaldo bën femër (Foto)
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka filluar një lidhje të re pas ndarjes nga Irina Shayk. Ai thuhet se ka rënë për bukuroshen meksikane Vanessa Huppenkothen.

Sport
Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund statusit “single”.
Ylli i Real Madridit raportohet se ka filluar një lidhje të re, pas ndarjes nga modelja ruse, Irina Shayk.
Sipas “Diez Minutos”, reprezentuesi portugez është në lidhje me gazetaren e televizionit “Televisa Deportes”, njëkohësisht modele, Vanessa Huppenkothen.
Edhe pse çifti ende nuk e ka zyrtarizuar lidhjen, raportohet se Ronaldo ka rënë për bukuroshen meksikane në vizitën e saj të fundit në Spanjë.