Ronaldo bëhet qendërsulmues

Cristiano Ronaldo do të luajë si qendërsulmues në Real Madrid, pas ardhjes së trajnerit të ri, Rafael Benitez.

Sport

05/06/2015 12:39

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1 për Los Blancos.

Andaj, Cristiano Ronaldo do të luajë si qendërsulmues, në vend të rolit të deritashëm në krahun e majtë, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Formacioni i ri do të ndikojë më së tepërmi tek Karim Benzema.

Mirëpo, sulmuesi francez prapë pritet se do të ketë hapësirë për lojë për faktin se Benitez është trajner që aplikon rotacion në formacionin bazë.