Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve
Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord.

Sport
Ronaldo arriti të realizoj dy gola sonte kundër Irlandës, shkruan lajmi.net.
Me këta gola tani sulmuesi ka arritur kuotën e 111 golave me Kombëtaren e Portugalisë, duke u bërë kështu futbollisti me më së shumti gola të realizuar për kombëtare.
Ai ka lënë pas iranianin Ali Daei që në total ka realizuar 109 gola.
Ronaldo ishte fantastik sonte përkundër që humbi penalltinë në min e 15’, ai nuk u dorëzua.
Fillimisht shënoi në min e 89’ për ta barazuar rezultatin ndërsa në min 90+6′ realizoi sërish duke i siguruar një fitore shumë të rëndësishme Portugalisë.
Pra, me këta dy gola 36-vjeçari bëhet golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve. /Lajmi.net/
?? Cristiano Ronaldo = top international scorer in history! #WCQ pic.twitter.com/4gQ51nATSq
— European Qualifiers (@EURO2020) September 1, 2021