Ronaldo befason tifozët

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke përgatitur një befasi për mbështetësit e tij, pasi është vetë lojtari që e ka konfirmuar një gjë të tillë nëpërmjet rrjetit social, Facebook. “Hej, unë jam duke përgatitur diçka shumë të mirë për të gjithë fansat e mi, gjë këtë të cilën do ta shpërndaj shumë shpejtë.…

Sport

24/02/2014 15:49

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke përgatitur një befasi për mbështetësit e tij, pasi është vetë lojtari që e ka konfirmuar një gjë të tillë nëpërmjet rrjetit social, Facebook.

“Hej, unë jam duke përgatitur diçka shumë të mirë për të gjithë fansat e mi, gjë këtë të cilën do ta shpërndaj shumë shpejtë. Qëndroni të kyçur”, ka shkruar Ronaldo në profilin e tij.

Ai përpos këtij postimi, gjithashtu ka shpërndarë një video, ku shihen pamje të tij por edhe muzeut personal.

Cristiano Ronaldo do të paraqitet në fushë në ditën e mërkurë, atëherë kur skuadra e tij e zhvillon ndeshjen kundër Schalkes në Gjermani, në kuadër të 1/18 së finales së Ligës së Kampionëve.