Ronaldo arrin shifrën e 800 golave në karrierë

Ylli portugez po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë edicion.

Sport

02/12/2021 23:22

Cristiano Ronaldo edhe sonte ishte vendimtar në fitoren e Manchester United kundër Arsenalit me rezultat 3-2, shkruan lajmi.net.

Ronaldo arriti të shënojë dy gola në këtë takim duke udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje shumë të rëndësishme.

Me këta dy gola të shënuar, tani portugezi në karrierën e tij ka shënuar plotë 801 gola.

36-vjeçari, këtë numër të golave e ka arritur me ekipet: Real Madridi, Manchester United, Juventus, Komëtarja e Portugalisë dhe Sporting Lisbona.

Përkundër moshës, Ronaldo po dëshmon se është ende në formën më të mirë të mundshme, dhe ka qenë disa herë heroi i “Djajve të Kuq” këtë edicion. /Lajmi.net/