Ronaldo apo Messi? Portugezi i Barcelonës vjen me përgjigje epike

Mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes që i bëhet çdo futbollisti, trajneri....

Sport

16/12/2016 21:27

Gomes që afatin veror të transferimeve iu bashkua Barcelonës nga Valencia, nuk ka dashur të ndaj mes bashkëlojtarit dhe bashkëvendësit.

“Nuk dua të bëjë krahasime mes atyre dyve, kam respekt për të dy. Pyetja duket se dëshiron të bëjë rrëmujë apo të përdorët për ndonjë titull. Kurrë nuk i përgjigjem”, ka deklaruar Andre Gomes, përcjell lajmi.net.

“Unë jam portugez dhe kam respekt për Ronaldon, njëjtë edhe për Messin, që e kam bashkëlojtar te Barcelona”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.