Ronaldo apo De Jong? De Ligt zgjedh lojtarin me të cilin do luante

Matthijs de Ligt këmbëngul se ai ende duhet të vendosë se në cilin klub do të luajë në muajt e ardhshëm, edhe pse nuk do të lejojë që fjalët e mira nga Cristiano Ronaldo ose Frenkie de Jong të ndikojnë në vendim e tij.

Sport

11/06/2019 10:48

Ylli i Ajax është një nga talentët më të kërkuar në futbollin botëror pas një sezoni të jashtëzakonshëm në të cilin ai ndihmoi klubin e tij deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Disa nga klubet elitare të Evropës thuhet se po ndjekin nga afër De Ligt, me Ronaldon që inkurajoi 19-vjeçarin të bashkohet me Juventusin, ndërsa ish-shoku i tij i skuadrës De Jong foli për një lëvizje te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Por De Ligt nuk ka marrë ende vendimin dhe planifikon të mos nxitohet, duke i thënë Mundo Deportivos: “Ende nuk e di se çfarë thotë zemra ime, unë kam qenë i përqendruar gjithnjë te Ajax dhe ekipi kombëtar”.

”Tani, në pushimet e mia, do të jem në gjendje të mendoj dhe të vendos se çfarë do të bëj me të ardhmen time”.

”Për mua, gjëja më e rëndësishme është të dijë se në ekipin ku do shkoj unë duhet të kem rëndësi dhe të luaj shumë ndeshje. Nuk e di kur do ta zgjidh, por do ta marrë kohën e nevojshme”, deklaroi kapiteni i Ajax. /Lajmi.net/