Ronaldo, 15 gola në 19 derbi kundër Atleticos

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka bilanc të shkëlqyeshëm në ballafaqimet me rivalin e qytetit, Atletico Madrid.

Sport

06/02/2015 16:30

Pa Sergio Ramosin, James Rodriguezin, Pepen, Luka Modricin dhe Marcelon, por me Cristiano Ronaldon, Real Madrid viziton Vicente Calderonin të shtunën ku e pret Atletico Madrid.

Pas mungesave të shumta për lëndime e suspendime, një lajm i mirë për Los Blancos është rikthimi i yllit portugez që ka shërbyer pezullimin prej dy ndeshjesh pas përjashtimit ndaj Cordobas.

Dhe, pikërisht Ronaldo ka një bilanc të jashtëzakonshëm kundër Atletico Madridit. Ai ka shënuar 15 gola në 19 ballafaqime kundër rivalit të qytetit.

Po ashtu, ai ka realizuar në vazhdimësi në Vicente Calderon. Në shtatë ballafaqime si mysafir, 30-vjeçari ka shënuar shtatë gola, përfshirë një het-trik.