Ronaldinho refuzoi Leicesterin

Ronaldinho e ka refuzuar një ofertë për të kaluar te lideri i Premierligës, Leicester City.

Merkato

03/02/2016 18:44

Befasia e këtij sezoni në Premierligë, Leicester City, kishte tentuar të nënshkruante me yllin brazilian Ronaldinho, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mirëpo, ai e ka refuzuar një ofertë të tillë, për të kaluar në King Power Stadium, përcjell Lajmi.net nga Mundo Deportivo.

Ronaldinho aktualisht lojtar i lirë, pas shkëputjes së kontratës me Fluminensen në shtator.