Ronaldinho paralajmëron Barçën për ndeshjen kthyese ndaj Man Utd

Ronaldinho Gaucho e ka paralajmëruar Barcelonën para ndeshjes kthyese ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/04/2019 21:58

Barcelona e ka fituar ndeshjani parë 1 me 0 ndaj Manchester United, gjersa nesër (e marte), do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë çerekfinale.

Ish-lojtari i skuadrës katalonase, Ronaldinho, ka thënë se ata duhet të kenë kujdes ndaj ‘Djajve të Kuq’.

“Kam besim te Barcelona, por jo tek United. Nëse Manchester do të shënojë gol i pari, atëherë stadiumi do të bëhet nervoz dhe nuk mund ta imagjinoj atë që do të ndodhë më tej”, tha fillimisht legjenda braziliane për AS, transmeton lajmi.net.

“Ky nervozizëm mund të transferohet te lojtarët në fushë dhe kjo nuk është gjë e mirë.

“Anglezët besojnë ende te fitorja, ndaj do të kishte qenë më mirë për Barçën që ta kishte mbyllur kualifikimin që në ndeshjen e parë. Gjithsesi, unë shpresoj që katalanasit t’ia dalin mbanë dhe të kualifikohen më tej. Unë kam besim, duke parë mënyrën se si luan skuadra e Barcelonës dhe faktit që shënojnë shumë gola”, ka shtuar më tej Ronaldinho. /Lajmi.net/