Ronaldinho në ligën e gjashtë?

Klubi nga liga e gjashtë e Anglisë, Basingstoke Town, ka bërë një ofertë ambicioze për transferimin e yllit brazilian Ronaldinho, aktualisht futbollist i lirë.

Sport

04/09/2014 15:42

Ronaldinho ka një ofertë nga Anglia, jo nga Premierliga por një klub nga divizioni i gjashtë. Basingstoke Town, ka bërë përpjekje ambicioze për angazhimin e yllit brazilian, aktualisht futbollist i lirë pas largimit nga Atletico Mineiro.

“Ronaldinho ka ofertën tonë në tavolinë, ndërsa atij i takon të vendos nëse do ta pranojë atë. Ai është futbollist i lirë dhe nëse dëshiron të luajë në futbollin anglez, nuk ka mënyrë më të mirë se sa të nënshkruajë për ne”, deklaroi një zyrtar i Basingstoke Town.

Por, oferta e klubit të vogël më shumë shihet si një veprim për të përforcuar famën edhe ashtu të vogël. Afati kalimtar i verës u mbyll të hënën në mesnatë mirëpo Ronaldinho vazhdon të jetë pa klub.