Ronaldinho në Besiktas?

Klubi turk Besiktas ka njoftuar se është duke bërë përpjekje për transferimin e yllit brazilian Ronaldinho, dhe qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, Joleon Lescott. Sulmuesi i Atletico Mineiros, Ronaldinho, spekulohet me rikthim në Evropë gjatë këtij afati kalimtar të janarit, kurse Lescott ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Etihad dhe nuk…

Sport

01/01/2014 13:40

Klubi turk Besiktas ka njoftuar se është duke bërë përpjekje për transferimin e yllit brazilian Ronaldinho, dhe qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, Joleon Lescott.

Sulmuesi i Atletico Mineiros, Ronaldinho, spekulohet me rikthim në Evropë gjatë këtij afati kalimtar të janarit, kurse Lescott ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij në Etihad dhe nuk zë vend në formacionin bazë të menaxherit Manuel Pellegrini.

“Do të kemi zhvillime të reja në këtë drejtim nga e enjtja”, deklaroi anëtari i bordit të Besiktasit, Ahmet Kavalci.

Lescott ka edhe gjashtë muaj kontratë në Man City

‘Kemi filluar bisedimet zyrtare për transferimin e Ronaldinhos, shpenzimet do të mbulohen nëpërmjet sponsorëve”, u shpreh ai. Ronaldinho nuk ka luajtur më në Evropë prej largimit nga Milan më 2010.

Kurse, sa i përket Lescottit, Kavalci tha: “Jemi duke negociuar me Manchester Cityn rreth mbrojtësit Lescott”.