Ronaldinho: Messi nuk është më i miri në histori të futbollit

Ronaldinho ka refuzuar t’i jap Lionel Messit epitetin e më të mirit në histori.

Sport

13/12/2019 09:02

Ylli i Barcelonës që së fundi ka fituar për të gjashtën herë Topin e Artë, konsiderohet si më i miri në histori të futbollit, para Cristiano Ronaldos, Pele dhe Diego Maradonës.

Por, ish shoku i tij, Ronaldinho, ka thënë se Messi mund të jetë lojtari më i mirë i kohës së tij, por jo edhe historisë.

“Jam i lumtur për Messin sepse e kam mik, përveç që është edhe ikonë e Barcelonës”, ka deklaruar Ronaldinho, përcjell lajmi.net.

“Nuk më pëlqejnë krahasimet sepse është vështirë të identifikosh se kush është më i miri në histori”.

“Maradona, Pele, Ronaldo, nuk mund të them që Messi është më i miri në histori, është më i miri në epokën e tij”./Lajmi.net/