Ronaldinho: Ky futbollist është më i mirë se Messi

Lionel Messi nuk është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ka thënë Ronaldinho.

Sport

05/02/2016 09:16

Ronaldinho e konsideron veten si futbollistin më të mirë të gjitha kohërave.

Ai ka thënë se Lionel Messi gjendet pas tij.

“Messi më i miri i të gjitha kohërave? Pas meje, po”, tha Ronaldinho duke qeshur për “Cadena Ser”, përcjell “Lajmi.net”.

“Është koha e Messit, Neymarit dhe Suarezit, por në kohën time do të kishte alternativa. Po bëjë shaka, pasi kam luajtur me Eto’o, Giuly, Larson dhe nëse nuk flas unë për ta, atëherë kush. Messi, Neymar dhe Suarez janë më të mirët”, u shpreh ai.