Ronaldinho: Ky është pasardhësi im te Barcelona

Ronaldinho thotë se Neymar është pasardhës i tij në Barcelonë.

Sport

27/10/2015 13:34

Ronaldinho ka përshkruar Neymarin si pasardhës i tij në Barcelonë.

Ish futbollisti më i mirë i vitit në botë arriti sukses të madh në Camp Nou.

Dhe, ai beson se Neymar mund të shkojë hapave të tij me gjigantin katalan.

“Po, ai është futbollist i mrekullueshëm që pa dyshim se do të shkruaj histori”, deklaroi Ronaldinho për “Marca”.

“Neymar do ta bëjë atë që e kanë bërë brazilianët e tjerë para tij”, u shpreh ai.