Ronaldinho gati për projektin e ri, pas daljes nga burgu

Ronaldinho Gaucho, një ndër emrat më të famshëm në botën e futbollit, ka dalë nga burgu dhe tashmë po e zë kohën e tij të lirë, duke lansuar një film, autobiografi dhe dokumentar, për jetën e tij.

Sport

19/09/2020 10:51

Për promon e këtij filmi dhe për kohën e kaluar në burg, Ronaldinho tha:

“Një periudhë e vështirë në jetën time përfundoi, falë Zotit. Nuk kam fjalë për të falënderuar njerëzit që më ndihmuan gjatë muajve të fundit. Do të jeni gjithmonë në zemrën time”.

“Doja të ndaja me ju ‘promon’ e filmit tim. Tregohet jeta ime, pjesa kryesore e saj. Shpresoj që ta pëlqeni. Kujtimi im i parë lidhet me topin”.

“Topi është dashuria më e madhe e jetës sime. Kur kam topin, bota ndalet. Në atë moment nuk mendoj për asgjë tjetër”, u shpreh Ronaldinho.

Ylli brazilian, duket se po vazhdon tashmë rregullisht me jetën e tij, pas skandalit me pasaportë false në shtetin e Paraguait. /Lajmi.net/