Ronaldinho – Chapecoense, vjen lajmi i vitit

“Ronaldinho dhe Riquelme dëshirojnë të ndihmojnë Chapecoense, duke veshur fanellën e tyre deri në fund të sezonit”, ishte lajmi kryesor i medieve botërore gjatë dy ditëve të fundit.

Sport

02/12/2016 20:02

Chapecoense ka përjetuar një tragjedi të madhe pas një aksidenti ajror ku i ka mbetur e vdekur pothuajse e gjithë skuadra.

Rreth lajmeve për veshjen e fanellës së Chapecoense nga Ronaldinho, ka ardhur një konfirmim zyrtar sot.

“Nuk ka pasur diskutime. Është e vështirë që tani të flitet për këtë, por e rëndësishme është se Ronaldinho është i gatshëm të ndihmoi Chapecoense në çdo mënyrë”, ka deklaruar vëllai i Ronaldinhos, Roberto Asis, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.