Rona Nishliu: E dua Tefta Tashkon

Rona Nishliu, një prej këngëtareve me zërin më ë bukur në skenën tonë, ka lënë një mbishkrim në Instagram, ku nuk fsheh admirimin që ka për Tefta Tashkon...

ShowBiz

22/01/2015 16:29

Tefta Tashko një emër i madh i muzikës sonë, duket se admirohet edhe nga Rona Nishliu, e cila në Instagram ka lënë një mbishkrim.

Ja çfarë shkruan Rona për Tefta Tashkon:

Veç adhurim për Teftën time. Teftën e askujt. Teftën e të gjithëve:Jam e lumtur kur mendoj se themelet e artit tonë, muzikës profesionale shqiptare u hodhën nga një profesioniste si ju z. Tefta Tashko, mu në vitet e para të shtetit të ri shqiptar. Mburrem që një grua ishte nismëtarja e procesit të interpretimit të muzikës popullore dhe asaj të kultivuar përmes koncerteve publike, radios dhe disqeve. Ju me bashkëpunëtorët tuaj nisët dokumentin e thesareve të muzikës tonë përmes incizimeve në plakka gramafoni në Paris e Milano. Kontributi juaj ngelet madhështor në kulturën muzikore kombëtare. Pafundësisht falënderuese…Ju dua”, ishin fjalët që ia ka drejtuar Rona, këngëtares tonë të madhe. Lajmi.net