Rona në histori të Eurovizionit

Këngëtarja Rona Nishliu e ka nisur Vitin e Ri edhe me një lajm të gëzuar. Ajo ka arritur që me këngën e saj “Suus” të kualifikohet në mesin e 20 këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit. Rona, e cila e ka përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropian të këngës në vitin 2012, është renditur…

ShowBiz

04/01/2014 11:28

Këngëtarja Rona Nishliu e ka nisur Vitin e Ri edhe me një lajm të gëzuar. Ajo ka arritur që me këngën e saj “Suus” të kualifikohet në mesin e 20 këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit.

Rona, e cila e ka përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropian të këngës në vitin 2012, është renditur në pozitën e 18’të të top-listës së 250 këngëve më të preferuara të fansave të Eurosong, transmeton illyriapress.com.

Kënga “Suus” është renditur në këtë pozitë nga Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio, pas votimit online në faqen e internetit 12points.tv.

Në top-listën e 250 këngëve më të pëlqyera janë renditur edhe katër këngëtare që e kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurivizion. Kejsi Tola, e cila ka marrë pjesë në vitin 2009 është renditur në vendin e 60’të, Anjeza Shahini, e cila ka marrë pjesë në Eurivizionin e vitit 2004 ka zënë pozitën 157, Juliana Pasha, që e ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2010 është vlerësuar e 212’ta, ndërsa Olta Boka, e cila ka kënduar në Eurosongun e vitit 2008 është votuar si kënga e 244-ta e toplistës.

Vendin e parë në “Eurovizion Top 250″ e ka zënë fituesja e Eurovisionit të vitit 2012, suedezja Loreen, me këngën “Euphoria”, ndërsa danezja Emmelie de Forest, e cila ka fituar në edicionin e kaluar, ka përfunduar në vendin e 7’të. Shumica e këngëve të votuara kanë qenë nga edicioni i fundit.

Kënga më e votuar e viteve të 90’ta është renditur “Vuelve Conmigo”, e kënduar në vitin 1995 nga spanjolli Anabel Conde, e cila ka zënë pozitën e 17’të.