Romero shumë afër transferimit tek Tottenham, Atalanta gati ta pranojë ofertën “bujare” të “Spurs”

Christian Romero është afër transferimit në Londër tek Tottenham Hotspur.

Sport

03/08/2021 11:10

Mbrojtësi i Atalantas, Christian Romero është afër të transferohet tek Tottenham Hotspur.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, “Spurs” kanë bërën një ofertë prej 50 milionë eurosh dhe Atalanta është afër ta pranojë në orët e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Barcelona nuk është në garë për Romeron pasi e konsiderojnë kërkesën e Atalantës të papërballueshme pas vështirësive ekonomike./Lajmi.net/