Romeo ngreu dolli për eliminimin e Gracianos: E mbajtëm fjalën vëlla, nesër të vjen valixhja

Graciano është një nga banorët që u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e kaluar. Largimit të tij iu ka gëzuar Romeo, shkruan lajmi.net. Graciano gjatë kësaj kohe sa ishte brenda shtëpisë nuk ka pasur raporte të mira me të, e sidomos pas nominimit që bëri ai me Romeos, Heidit dhe Lisit,…

ShowBiz

21/02/2024 11:22

Graciano është një nga banorët që u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e kaluar.

Largimit të tij iu ka gëzuar Romeo, shkruan lajmi.net.

Graciano gjatë kësaj kohe sa ishte brenda shtëpisë nuk ka pasur raporte të mira me të, e sidomos pas nominimit që bëri ai me Romeos, Heidit dhe Lisit, ku ky i fundit edhe u eliminua.

Por, gjatë Prime-t, Graciano u largua, ku në këtë nominim ishte edhe Romeo.

Romeo, siç duket i është gëzuar eliminimit të Gracianos.

“Një dolli për Gracianon. E mbajtëm fjalën vëlla, nesër të vjen valixhja”, është shprehur Romeo./Lajmi.net/