Romeo në rolin e Donaldit për puthjen e famshme me Borën në ‘Big Brother VIP’

Donaldi dhe Romeo janë binjakët e famshëm në fushën e humorit.

ShowBiz

21/11/2021 19:50

Donaldi është aktori i cili është bërë pjesë e shtëpisë së famshme ‘BBV’ që nga dita e parë prej kur ka filluar ky spektakël, shkruan lajmi.net.

Para se ai të hynte u përfol aq shumë për ndarjen e tij me moderatorën e famshme Bora Zemani.

Bora ishte njëra nga të ftuarat nga vëllai i madh për t’i bërë befasi shoqes së saj të ngushtë Semit. Por nuk kishte si t’i ikte një takimi edhe me Donaldin, ku theu shikueshmërinë dhe u bë takimi më i përfolur i atij momenti.

Tani, Romeo vëllai binjak i Donaldit, përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në një emision humoristik, ku do të hyjë në rolin e Donaldit pikërisht atë skenë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Ai ka publikuar një video ku të shkrin së qeshuri me imitimin që bën me njërin nga aktorët. Donaldi dhe Bora kanë qenë të lidhur për dy vite, por ka gjashtë muaj prej kur dyshja janë ndarë./Lajmi.net/