Romeo kujdeset për disponimin e Jonidës në orët e vona, shikojeni çfarë bën për të

Jonida dhe Romeo po e shijojnë në maksimum romancën e re.

ShowBiz

15/07/2020 10:00

Një prej çifteve më të komentuara së fundi në estradë janë Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ata i kanë bërë të shpeshta fotografitë pranë njëri-tjetrit, me të cilat tregojnë se lidhja e tyre po funksionon për mrekulli.

Mbrëmë, këngëtarja publikoi disa video në InstaStory, përmes së cilave shfaqi Romeon duke i rënë pianos.

Ajo po e dëgjonte me vëmendje në një kënd dhe me shaka po e mësonte se si t’i luajë notat pa gabuar.

“Meson shpejt por nuk degjon kurre”, shkroi Jonida sipër njërës video të Romeos. /Lajmi.net/