Romano: Reali do paguajë sa Dortmund do kërkojë, çështje javësh para se Haaland të vendos

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se Real Madrid është i gatshëm të paguajë vlerën që e kërkon Borussia Dortmund për shërbimet e qendërsulmuesit, Erling Haaland.

Sport

15/03/2022 16:57

Norvegjezi pritet të largohet në verën e ardhshme, ndërkohë raportohet se Real Madrid dhe Man City janë favoritët për të nënshkruar me të, transmeton lajmi.net.

U raportua që këtë javë do këtë takim mes Realit dhe Dortmundit, por që Romano ka hedhur poshtë raportimet ngase  “Los Blancos” do paguajnë çdo vlerë që e kërkon klubi gjerman.

“Nuk ka kuptim për ndonjë takim mes klubeve sepse Real Madrid është i gatshëm të paguajë sa Dortmund do kërkojë për Haaland dhe absolutisht e duan lojtarin. Tani, varet vetëm nga lojtari të vendos”.

“Jemi duke u afruar për vendimin e Haaland. Është çështje javësh. Haaland ende nuk ka vendosur se ku do luajë. Real Madrid është i përgatitur. Man City ka ofertën më të mirë financiare, por oferta e Realit nuk është shumë larg ofertës së Cityt”.

“Haaland nuk i intereson paratë ose klubi që do shkojë, i intereson vetëm projekti, trajneri, se çfarë klubi do t’i ofrojë nga ana sportive”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona thuhet se nuk është më në garë shkaku i gjendjes financiare./Lajmi.net