Romano: Pas Agueros, edhe Depay do të bashkohet me Barcelonën

Barcelona raportohet të jetë shumë afër transferimit të lojtarit Memphis Depay.

Sport

22/05/2021 08:35

Gazetari italian, i cili njihet edhe si ekspert i çështjeve të merkatos, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se Depay pritet të bashkohet me Barcelonën, përcjell lajmi.net.

“Pas transferimit të Sergio Aguero, Barcelona është duke negociuar direkt me lojtarin tjetër, Memphis Depay”, ka thënë Romano.

Ai tutje shpjegon se klubi katalunas do t’i ofrojë lojtarit kontratë 2 apo 3 vjeçare dhe Depay pritet ta pranojë atë.

Holandezi ka qenë kërkesë e trajnerit Ronald Koeman, me të cilin kishte punuar bashkë në kombëtaren e Holandës.

“Depay dëshiron të nënshkruajë kontratën e ofruar nga Barcelona, vetëm janë disa detaje duke u plotësuar”, ka thënë Romano.

Gazetari gjatë ditës së djeshme konfirmoi plotësisht se Aguero është lojtari më i ri i Barcelonës./Lajmi.net/