Romagnoli zbulon dy lojtarët më me ndikim te Milani

Alessio Romagnoli ka zbuluar lojtarët më me ndikim te Milani.

Sport

07/02/2019 13:15

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli ka zbuluar se ata tashmë kanë dy lider në skuadër.

Kapiteni i rosonerëve ka thënë se Krzysztof Piatek dhe Gianluigi Donnarumma tani janë dy liderët e e skuadrës.

“Piatek më ka impresionuar me dëshirën dhe urinë e tij. Ju mund të shihni se ai dëshiron të tregojë atë për të cilin është e rëndësishme edhe për skuadrën. Ai është i ri dhe në rrugën e duhur”, tha Romagnoli, përcjell lajmi.net.

“Gigio është një fenomen, e kam thënë gjithmonë. Ai është duke luajtur në nivelet më të larta dhe kushdo mund të bëjë gabime pas kësaj.

“Për të pasur ndikimin që ai ka në Serie A dhe ekipi kombëtar në vetëm 19 vjeç është diçka që vetëm disa lojtarë janë të aftë, dhe ai është një prej tyre”, ka shtuar më tej kapiteni i Milanit. /Lajmi.net/