Roma triumfon në “Derby della Capitale” ndaj Lazios

Roma ka dalë triumfuese nga derbi i kryeqytetit ndaj Lazios.

Sport

15/05/2021 22:37

Skuadra e Romës ndonëse ka humbur shpresat për Ligën e Kampionëve, ka arritur të triumfojë në mënyrë komode ndaj rivalit të urryer të qytetit, Lazios në derbin e qytetit të ashtuquajtur “Derby della Capitale”, shkruan lajmi.net.

“Giallorossët” ishin më të mirë në këtë takim dhe këtë e treguan që nga fillimi.

Mkhitaryan shënoi gol pas një asistimi nga Dzeko në min 42’ për ti dhënë avantazhin skuadrës.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Romës.

Në këtë takim u paraqit nga minuta e parë edhe Vedat Muriqi i cili u zëvendësua në min 60’.

Për goditjen përfundimtare, u përkujdes spanjolli, Pedro i cili shënoi një gol fantastik në min 78’.

Rezultati përfundimtar, Roma 2-0 Lazio./Lajmi.net/