Roma triumfon bindshëm ndaj Zorya Luhansk dhe kualifikohet tutje

Roma ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Zorya Luhansk, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Konferencës.

Sport

25/11/2021 22:50

Skuadra italiane nën urdhrat e Jose Mourinhos arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat bindës 4 – 0 dhe siguruar kualifikimin në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Carlos Perez hapi serinë e golave pas një asistimi të El Shaarawy (15′), derisa Nicolo Zaniolo dyfishoi epërsinë (33′).

Roma kishte mundësinë e artë të shënonte edhe golin e tretë, por Veretout dështoi nga pika e bardhë (41′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në 45-minutëshin e dytë, Roma vazhdoi me formën e mirë dhe shënoi edhe dy herë të tjera.

Tammy Abraham u përkujdes për të dy golat (46′, 75′).

Kështu, Roma kualifikohet në fazën tjetër, derisa xhiro e gjashtë do vendos nëse largohen si lider, apo si pozitë e dytë./Lajmi.net/