Roma – Sarri, ky është lajmi i fundit nga Italia

Maurizio Sarri pritet të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Merkato

21/03/2019 14:19

Maurizio Sarri nuk arriti t’i bind drejtuesit e Chelseas në sezonit e tij të parë në Premeirligë, andaj do të shkarkohet.

Trajneri italian është duke i shijuar ndeshjet e fundit në stolin e bluve, andaj shkarkimi i tij është i pashmangshëm, transmeton lajmi.net.

Por, Sarri pritet që shumë shpejtë të rikthehet në punën e trajnerit, pasi Roma i do shërbimet e tij.

Trajneri italian është duke u kërkuar me ngulm nga romakët, por gjithçka do të varet nga vendimi i tij nëse dëshiron të ulet në stolin e tyre. /Lajmi.net/