Roma rikthehet te fitorja (Video)

Pas katër barazimeve radhazi në Serie A, Roma ma në fund ka arritur të shënojë fitore, pasi e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Cagliarit me rezulatt 2-1.

Sport

08/02/2015 17:01

Ndeshja filloi mirë për mysafirët. Në minutën e 37’, Adem Ljajic shënon një gol për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 85’ Paredes shënon për 2-0, para se M’Poku në minutën e 95’ të shënojë për 2-1.

Me këtë fitore, Roma është në kuotën e 46 pikëve, shtatë më pak se Juventusi që është në vendin e parë të tabelës së Serie A.

Video