Roma po shpëton nga ‘dështaku’

Roma do t’i bëjë disa largime me të përfunduar ky sezon.

Merkato

19/03/2019 21:00

Roma ka mbetur e dëshpëruar me transferimet që bëri në verën e kaluar, pasi shumica prej tyre nuk e kanë treguar veten.

Skuadra italiane bëri më shumë se 10 transferime në verën e kaluar, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe Javier Pastore, përcjell lajmi.net nga TNT Sports.

Roma tani është e gatshme ta shet mesfushorin argjentinas, pasi ai ka dështuar ta tregojë vetën.

River Plate është e interesuar në transferimin e Pastores, por që paga e tij është shumë e lartë.

Skuadra argjentinase është e gatshme ta transferojë mesfushorin, vetëm nëse e ulë pagën e tij. /Lajmi.net/